TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Shtator 2023, 16:22

Presionet e Athinës nuk “pinë ujë”, kalon për gjykim dosja për Fredi Belerin

Shkruar nga Pamfleti
Presionet e Athinës nuk “pinë ujë”, kalon për
Fredi Beleri në SPAK

Drejtësia shqiptare ka vijuar të tregohet stoike përballë presioneve të Athinës. Ndonëse prej 3 muajsh ata kanë sulmuar, anatemuar dhe kanë bërë presion, Fredi Beleri do të vijojë të qëndrojë në qeli.

Gjykata e Posaçme ka pranuar sot kërkesën e SPAK dhe ka vendosur që të kalojë për gjykim dosjen për kreun e OMONIA, duke rrëzuar kërkesën e avokatëve të tij për pushimin e çështjes.

Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit nën akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhjet apo blerjes së votave.

Një person bashkëpunoi me policinë dhe prokurorinë e Vlorës për dokumentuar faktin e akuzës, ai u pajis me logjistikën e nevojshme, që nga regjistruesi.

I infiltruari arriti të merrte shumën prej 40 mijë lekëve të reja në kërkim të 8 votave në favor të Belerit. Beleri u shpall fitues nga qelia në zgjedhje, por betimi i tij nuk u krye asnjëherë për të marrë detyrën.

Arrestimi i tij ka nxitur reagimin e Athinës e cila kërkon me ngul lirimin e tij duke deklaruar se arrestimi i tij ka lidhje politike. Vetë kryeministri Mitsotakis dhe vartës të tij kanë kërëcnuar dhe kanë ushtruar presion që Belerit të lirohet. Ligji shqiptar shprehet qartë se nëse një fitues në zgjedhje brenda 30 ditësh nuk betohet, ai e humbet mandatin. Sot ishte afi i fundit i Belerit dhe kjo do të thotë se nuk mund të jetë kryebashkiak. Sado Athina ka kërcënuar, prokuroria dhe gjykata nuk kanë bërë hap pas. Mbetet të shihet tani se çfarë do të kërkojnë aovkatë e tij nëse duana gjykim të shkurtuar apo një proces normal.

 

beleri spak

Lini një Përgjigje