TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Shtator 2023, 09:30

Zjarri në pallatin 10-katësh/ Në banesë ndodhej një grua shtatzënë me fëmijët, publikohen fotot 24 orë pas flakëve që tmerruan banorët

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri në pallatin 10-katësh/ Në banesë ndodhej një

Një zjarr ka shkrumbuar një pallat 10-katësh në Tiranë me dëme të shumta materiale. Pallati gjendet  në zonën e ish-parkut të Autobusëve dhe ende nuk ka një informacion mbi shkaqet që solli këto pasoja.

Në pamjet e mëposhtme, shihet se si kati i fundit i pallatit, është shkrumbuar tërësisht, flakët kanë nisur rreth orës 14:20, në pallatin që ndodhet në rrugën “Sali Butka”.

Shefi i zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj tha se paraprakisht dyshohet se zjarri ka nisur në katin e dytë ndërkaq, 2 zjarrfikës janë në spital pas dëmeve që kanë marrë nga zjarri.

Ndërkohë në katin e katërt ka qenë një grua shtatzënë me dy fëmijë dhe nënën e saj. Fatmirësisht kanë arritur që të dalin jashtë sa më shpejt.

Pallati ka vetëm një vit që është ndërtuar, ndërsa banorët në katin e pestë kishin vetëm një muaj që kishin hyrë në këtë pallat.

Zjarri në pallatin 10-katësh/ Në banesë ndodhej njëZjarri në pallatin 10-katësh/ Në banesë ndodhej njëZjarri në pallatin 10-katësh/ Në banesë ndodhej njëZjarri në pallatin 10-katësh/ Në banesë ndodhej një

 

Lini një Përgjigje