TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Shtator 2023, 12:43

Iu gjetën mina në makinë, zbardhet dëshmia e 51-vjeçarit: Më kanë ngritur kurth, jam agjent imobilar

Shkruar nga Pamfleti

Iu gjetën mina në makinë, zbardhet dëshmia e

Avokati i Petrit Ndoji, 51-vjeçarit që iu gjetën në mjet 4 mina me telekomande me eksploziv C4, ka deklaruar se klienti i tij ka mohuar akuzat.

Sipas dëshmive në polici, avokati shprehet se 51-vjeçari ka deklaruar se i kanë ngritur kurth.

“Në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë nuk ka pranuar të bëjë deklarime, por në dëshminë e dhënë për policinë është shprehur se nuk ka lidhje me veprat që i atribuohen, pretendon se iu është ngritur një kurth, është agjent imobilar dhe nuk ka lidhje me këto vepra. Ai është shprehur dhe ka dyshime se kurthi është ngritur nga bashkëpunëtorë të policisë apo të njohur të tij, Do të vërtetohet gjatë hetimeve. Ka deklaruar se diku në Vorë nëpërmjet një bashkëpunëtori ka marrë qesen por nuk e dinte përmbajtjen e saj brenda. Do dalim fakte që do të vërtetojnë pafajësinë e tij.

Qesen e ka marrë në Vorë dhe do të shkonte në Ksamil është agjent imobilar, ka pasur dosjen për shitjen e disa pronave sipas deklarimeve të dhëna”, tha avokati i tij.

 

deshmi mina kurth agjent imobilar

Lini një Përgjigje