TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Shtator 2023, 13:35

Berisha “bën paqe” me Ramën, porosi të zgjedhurve vendorë: Bashkëpunoni me qeverinë, por me një kusht!

Shkruar nga Pamfleti
Berisha “bën paqe” me Ramën, porosi të zgjedhurve
Sali Berisha

Ditën e sotme është duke u mbajtur Asambleja e Përgjithshme e të Zgjedhurve Vendorë Demokratë.

Në fjalën e tij në këtë asamble, kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka thënë se të zgjedhurit vendorë duhet të motivojnë armatën idealiste për t’u përballur me atë që quan “regjim të Edi Ramës”.

“Është në detyrën tonë, sot që kemi gjithçka të qartë në dritën e diellit, të motivojë këtë armatë idealiste për t’u përballur me regjimin e Edi Ramës. Ky është armik i votës, ky nuk e lejon votën. Ky ka krijuar modele të blerjes publike të votës, po e lëmë të fshehtën. Të bazuar në bandat, vrasësit, kriminelët, me të cilët ai grabit në tërësi mandatet që përcakton.”, tha Berisha.

Berisha gjithashtu u la disa porosi të zgjedhurve vendor demorkatë në këtë asamble.

Ai u tha atyre të bashkëpunojnë me qeverinë e Edi Ramës, por me kushtin që ti denoncojnë çdo diskriminim të saj.

“Është shumë e rëndësishme që të bëjmë gjithçka me votën tonë, të kundërshtojmë rritjen e taksave. Ju ftoj gjithashtu, edhe të zgjedhurit tanë të nderuar, të përfaqësoni me të gjithë pushtetin që keni, arsimin. Bashkitë tona duhet të bëjnë gjithçka që kanë mundësi, me akordim bursash për të varfrit, për ta pasur arsimin si përparësi kryesore. Të kontrolloni ndihmën ekonomike. Të bëni gjithçka për të regjistruar qytetarët që e kanë të domosdoshme ndihmën ekonomike dhe që nuk e marrin. Ne do bëjmë betejë të fuqishme për minimumin jetik. Vendosja e minimumit jetik është e një rëndësie vendimtare. Në përputhje me ligjin, ju duhet të bashkëpunoni me qeverinë qendrore, në interes të zgjedhësve tuaj. Por do denonconi çdo diskriminim të qeverisë vendore ndaj bashkisë tuaj dhe qytetarëve tuaj. Bashkëpunimi duhet të zbatohet mbi projekte. Ndaj, ato fonde që keni, i përqendroni në projekte sidomos nga institucionet ndërkombëtare, se ky do bëjë një diskriminim ndaj jush. Duhet të jeni shumë aktiv në bashkëpunimin ndërkombëtar, në interesin më të mirë të qytetarëve që ju drejtoni.”, tha ai.

 

berisha rama

Lini një Përgjigje