TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Shtator 2023, 11:39

Do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së, presidenti Begaj niset sot drejt SHBA-së

Shkruar nga Pamfleti
Do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së,
Presidenti Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj do të niset sot për në New York, SHBA ku do të kryesore delegacionin e Shqipërisë, që do të marrë pjesë në javën e punimeve të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme te Kombeve te Bashkuara.

Së bashku me kryetarët e shteteve/qeverive të të 193 vendeve anëtare të OKB-së, Presidenti Begaj do të mbajë fjalën, në cilësi kombëtare, në Debatin  e Përgjithshëm të AP të Kombeve të Bashkuara.

Gjithashtu, presidenti Begaj, do të marrë pjesë në Forumin e Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm, i cili do të mbahet në New York, në vigjilje të Sesionit të 78-të të AP të OKB. Edhe në këtë forum, Presidenti do të mbajë fjalën, në emër të Shqipërisë, në Segmentin e dedikuar të Dialogut të Udhëheqësve, përkrah kryetarëve të delegacioneve zyrtare  të vendeve të tjera,

Presidenti Begaj  gjatë periudhës së qëndrimit ne New York do te zhvilloje edhe takime dypalëshe me krerë të tjerë shtetesh dhe zyrtarë të lartë amerikanë, por edhe me përfaqësues të shoqatave të diasporës shqiptare në SHBA.

Lini një Përgjigje