
Konflikti mes grupeve në PD duket se zhvillohet në çdo hapësirë të mundshme komunikim, madje edhe në aplikacionin e mesazheve “Whatsapp”.
Mesa duket për të treguar se kush e ka drejtimin e PD-së, duhet të reagosh me të njëjtën dorë të hekurt dhe në grupet e përbashkëta të Whatssap-it, që kanë deputetët e Grupit Parlamentar të PD.
Sipas informacioneve Lulzim Basha duket se ka urdhëruar sekretarin Endri Hasa që të fshijë mesazhin e Gazment Bardhit, që njoftonte deputetët për mbledhjen e radhës të grupit, të martën në orën 12.00.
Endri Hasa, jo vetëm ka fshirë mesazhin pasi është administrator i grupit prej 2021, por dhe i ka hequr të drejtën deputetëve të shkruajnë mesazhe dhe të komunikojnë mes tyre në grupin e përbashkët të WhatsApp.

Kjo metodë veprimi duket se ka nxitur deputetët e tjerë të largohen më pas nga ky grup, duke refuzuar këtë metodë veprimi në grupin parlamentar.
Lini një Përgjigje