TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Shtator 2023, 10:42

“Ju po mbroni një vrasës!”/ Incident jashtë seancës për Fredi Belerin me ambasadoren greke dhe Vangjel Dulen

Shkruar nga Pamfleti

“Ju po mbroni një vrasës!”/ Incident jashtë

Ditën e sotme Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë sërish në burg pa afat Fredi Belerin.

Në seancën e sotme avokatët këmbëngulën që tashmë që nisi gjyqi, provat nuk mund të prishen dhe Beleri duhet të lirohet për t’u betuar.

Por gjykata i rrëzoi.

Në dalje nga salla e gjyqit, një qytetar po priste jashtë ambasadoren greke Konstantina Kamits  dhe kreun e PDBNJ-së, Dule duke u thënë “ju po mbroni një vrasës”.

Ambasadorja greke Kostandina Kamitsi dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ndoqën nga afër seancën në SPAK për Belerin.

Një ditë më parë ishte vetë kryeministri grek,  Kyriakos Mitsotakis dje iu rikthye deklarimeve për rastin e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg në Shqipëri me akuzuat për shitblerje votash dhe nuk ka arritur të bëjë dot betimin për të filluar detyrën.

Duke folur për gazetarët nga Selaniku, në kuadër të panairit ndërkombëtar të biznesit, Kyriakos Mitsotakis tha se “marrëdhëniet dypalëshe me Shqipërinë janë lënë në hije nga rasti i burgosjes së Fredi Belerit”.

 

 

 

fredi beleri vangjel dule

Lini një Përgjigje