TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Shtator 2023, 21:15

Tryeza e përbashkët e opozitës, Berisha dhe Bardhi mbajnë takimin e radhës në Kukës

Shkruar nga Pamfleti

Tryeza e përbashkët e opozitës, Berisha dhe Bardhi mbajnë

Deputetët demokratë në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Gazment Bardhit do të mbajnë takimin e radhës mes tyre ditën e martë.

Bëhet me dije se takimi do të mbahet në qytetin e Kukësit, në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet që do të përsëriten në këtë bashki.

Ndërkohë pritet që tryeza e deputetëve të opozitës të zhvillohet në orën 12:00, ndërsa vendi nuk është caktuar ende.

Njoftimi:

Të nderuar kolegë,

Ashtu si diskutuam bashkërisht, mbledhja e ardhshme e deputetëve të opozitës parlamentare do të zhvillohet ditën e martë, datë 19 Shtator 2023, ora 12:00, në Kukës. Vendin do e saktësojmë më vonë gjatë ditës këtu në grup. Ju përshëndes!

Kujtojmë që deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike të ish kryeministrit Berisha kanë vendosur të bashkohen, duke unifikuar aksionin e tyre parlamentar dhe politik, pas më shumë se dy vitesh përplasje mes njëri-tjetrit.

Për herë të parë që nga zgjedhjet e 25 prillit, shumica e deputetëve të Partisë Demokratike janë mbledhur me 5 shtator në një tryezë të përbashkët.

Takimi u thirr nga Gazment Bardhi i cili në hyrje të fjalimit të tij, tha se është i bindur që gjërat që i ndajnë deputetët demokratë nga njëri-tjetri, janë më të vogla se ato që i bashkojnë.

Qëllimi i kësaj tryeze të përbashkët është unifikimi i aksionit opozitar në Parlament, ku Bardhi tha se prioritet do të jetë Reforma Zgjedhore.

“Ndasinë në mendime për çështjet brenda partisë nuk duhet të na shfokusojnë nga përgjegjësia që kemi ndaj qytetarëve, demokratëve dhe opozitarëve, prandaj duke ruajtur mendimin individual për debatet e brendshme, ndaj bindjen me shumicën prej jush që kjo nuk do të na pengojë që të unifikojmë një qëndrim të aksionit opozitar, duke nisur me një agjendë të përbashkët opozitare”, tha Bardhi.

berish bardhi takim kukes zgjedhje

Lini një Përgjigje