TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Shtator 2023, 13:50

Tryeza e 43 deputetëve të PD, Berisha del entuziast nga takimi me Bardhin: Tani do i kallim datën Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Tryeza e 43 deputetëve të PD, Berisha del entuziast nga takimi me
Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka dalë i qeshur pas takimit me grupin e Gazment Bardhit.

Berisha tha ky takimi i 43 deputetëve t’i kallë datën Edi Ramës.

Më tej gjatë fjalës së tij, Berisha ka thënë se ky ishte një hap i rëndësishëm në një proces të pandalshme që do të ju japë përgjigje të gjitha problemeve të krijuara në PD.

"Ishte një mesazh shumë pozitiv. Një përgjegjësi në të cilën deputetët vendosin të bashkojnë të gjithë përpjekjet e tyre kundër një regjimi. Ishte një hap i parë i rëndësishëm në një proces të pandalshëm. Unë do u them se ky është takim i 43 deputetëve të dalë nga një aleancë opozitare dhe që vendosin t’i kallin datën Edi Ramës. Asnjë gjë më të moralshme nuk ka sesa beteja kundër Edi Ramës. Pozitiviteti i këtij takimi do i zgjidhë të gjitha kureshtjet tuaja. Këtu nuk ishin deputetët e “Shtëpisë së Lirisë” që janë opozitarë të vendosur, por ftesa ime është për çdo deputetë që është i vendosur për të luftuar këtë regjim, të bashkojmë forcat për një fitore të sigurt në zgjedhjet e ardhshme. Vendimet e takimit, shumë të rëndësishme do ua njoftojë zoti Bardhi.", tha Bardhi.

Për herë të parë që nga zgjedhjet e 25 prillit, shumica e deputetëve të Partisë Demokratike janë mbledhur në një tryezë të përbashkët.

Takimi u thirr nga Gazment Bardhi i cili në hyrje të fjalimit të tij, tha se është i bindur që gjërat që i ndajnë deputetët demokratë nga njëri-tjetri, janë më të vogla se ato që i bashkojnë.
Qëllimi i kësaj tryezë të përbashkët është unifikimi i aksionit opozitar në Parlament, ku Bardhi tha se prioritet do të jetë Reforma Zgjedhore.

“Ndasinë në mendime për çështjet brenda partisë nuk duhet të na shfokusojnë nga përgjegjësia që kemi ndaj qytetarëve, demokratëve dhe opozitarëve, prandaj duke ruajtur mendimin individual për debatet e brendshme, ndaj bindjen me shumicën prej jush që kjo nuk do të na pengojë që të unifikojmë një qëndrim të aksionit opozitar, duke nisur me një agjendë të përbashkët opozitare”, tha Bardhi.

berisha rama tryeza e 43 deputetëve të pd

Lini një Përgjigje