TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Shtator 2023, 13:38

Frrok Çupi paralajmëron arrestime të bujshme: SPAK do të shkundë thesin e 3 dekadave!

Shkruar nga Pamfleti
Frrok Çupi paralajmëron arrestime të bujshme: SPAK do të
Frrok Çupi

"Hera e parë që SPAK do të dërgojë në hetim zyrtarë të shtetit. Pritet të shkundet i tëri thesi i 3 dekadave"-është shprehur Çupi.

Analisti Frrok Çupi ka komentuar deklaratën e djeshme të kryeministri Rama në lidhje me zyrtarët që abuzojnë me detyrën dhe SPAK-un.

Çupi tha se pritet që SPAK të shkundë të gjithë thesin e këtyre 3 dekadave, ndërsa për herë të parë në Shqipëri po hetohen zyrtarë të shtetit.

Ai shtoi se SPAK është bërë një instrument i rëndësishëm i sovranitetit, gjë që e bën shtetit më të fortë.

Analisti tha se tensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen “Beleri” vijnë pikërisht sepse Greqia mendon se ne ende nuk kemi drejtësi.

E kam parë me vëmendje këtë pjesë të fjalimit të kryeministrit. Kam kuptuar një gjë më tepër se kjo që shtrohet. E kam parë duke biseduar për strukturën e shtetit. E kam parë në syrin e një burrë shteti që ka përballë një botë më të gjerë  se ministrat e tij.

Hera e parë që SPAK do të dërgojë në hetim, zyrtarë të shtetit. Pritet të shkundet i tëri thesi i 3 dekadave.

Ajo më bën me optimist është se SPAK po shikohet si një instrument shumë i rëndësishëm i sovranitetit tonë. Ne kemi nëpër duar, problemin e Himarës. Pse nuk na kuptojnë grekët? Sepse ato e njohin Shqipërinë ndryshe në lidhje me drejtësinë. Merret për hunde një shtet që nuk ka ligje.

Nëse nuk do të ishte ndërtuar, atëherë ne do të ishim në rrezik. Ne po pranojmë me optimizëm që drejtësia në Shqipëri do të vendosë për shtetin dhe individin”, tha Çupi.

frrok Çupi

Lini një Përgjigje