Deputeti Ervin Salianji ka reaguar për takimin e zhvilluar ditën e sotme të thirrur nga Gazment Bardhi ku morën pjesë 43 deputetë të PD, mes tyre edhe Sali Berisha.
Salianji thotë si një hap të parë drejt bashkimit të formacioneve opozitare.
"Takimi i sotëm duhet lexuar dhe parë si hapi i parë i bashkimit të formacioneve opozitare siç janë qartësisht te formalizuar formacionet proqeveritare!
Është mesazh shpresdhënës për elektoratin opozitar por dhe për shoqerinë, është një moment i fillimit të ringritjes së opozitës!
Çimentimi i ketij grupi parlamentar dhe nga pikpamja procedurale vlen për të qartësuar dhe në publik se kush është grupi parlamentar i Partise Demokratike!
Tani fokusi i çdo deputeti duhet të jetë përballja me qeverinë, propozimi i çeshtjeve konkrete, fokusimi tek çështjet e zgjedhesve dhe tek mbikqyrja dhe kontrolli ndaj qeverisë!
Nga sot e më pas duhet të funksionojmë si nje grup parlamentar, me takime të përjavshme dhe koordinim të perhershem", shkruan ai.
Lini një Përgjigje