TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shkurt 2025, 17:12

Batoni, një ‘vegël qorre’ e kriminelëve të pushtetshëm

Shkruar nga Pamfleti

 

Batoni, një ‘vegël qorre’ e kriminelëve të
Baton Haxhiu /

Deklarata e Ahmetajt tregoi më qartë, se Batoni nuk përfaqëson asgjë, veçse është ‘vegël’, që përdoret sipas rastit, është kaq e thjeshtë. Dhe në panele ai thirret thjesht se është ‘vegël’ e jo faktor...

Baton Haxhiu, nuk është një këshilltar i Edi Ramës, edhe pse ai hiqet si i tillë. Ai është një ‘vegël’ e Bablokut, prej të cilit arriti të kontrollojë më mirë Ilir Metën.

Batoni ka qenë njeriu që i futi trutë e gomarit Likes se është King Maker që pas 2009-s, kur Meta hyri në koalicion me Berishën. Bursist i Sorrosit që në fund vitet ‘80, Batoni u rekrutua si gazetar nga Veton Surroi në “Koha”. E siç e ka deklaruar vetë Vetoni, Batoni nuk arriti të bëjë një kronikë normale të protestave në Beograd kundër Millosheviçit.

Ylli i Baton Haxhiut në Tiranë nisi të rritej në vitin 2009, kur me Shkëlzen Maliqin bënë një sondazh politik për zgjedhjet parlamentare. Por rritja erdhi kur Batoni u vetëofrua  si njeriu që bashkoi Edi Ramën dhe Ilir Metën. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon. Në vitin 2013, në Shkodër Edi Rama dhe Ilir Meta firmosën një pakt aleance, ku si dëshmitarë patën partitë e majta të rajonit. Nga Serbia ishte as më pak e as më shumë se ish-presidenti Boris Tadiç, i cili vinte si një lobim i grupimit Baton- Shkëlzen. Fakt është që marrëdhëniet që ka negociuar Baton Haxhiu kanë qenë totalisht të rënda, madje regresive për shqiptarët, Duke nisur nga lidhjet e dyshimta me qeverisjen e Thaçit deri te deklaratat për amnisti dhe ndryshimin e kufijve.

Haxhiu sot është një limon i shtrydhur në Kosovë, ku ka turp të shkojë, ndaj jeton në Shqipëri duke pasur një media kontrabandë me partë e shokëve të Edi Ramës. Por edhe në Tiranë Batonin nuk e do kush, madje askush, thjesht e përdorin si vegël ‘qorre’. Debati ndërmjet Arben Ahmetajt dhe Baton Haxhiut tregoi se ky i fundit është pistoletë me barut të lagur në duart e Bablokut të Ymer Lalës, që ‘shkrepet’ nga Sali Berisha.

Batoni është një person që në Kosovë ka një reputacion skandaloz, jo vetëm falë trashëgimisë, si i biri i një persekutori të shqiptarve, por edhe se ka pranuar të jetë bashkëpunëtor i BIA-s serbe.

Po përse sot Batoni është ‘kyç’ në jetën publike të shqiptarëve kur është një spiun 24 karatësh? E përdori Hashim Thaçi dhe Edi Rama, por në realitet njerëzit nuk kanë nevojë për shumë të dhëna, se e refuzojnë.

Deklarata e Ahmetajt tregoi më qartë, se Batoni nuk përfaqëson asgjë, veçse është ‘vegël’, që përdoret sipas rastit, është kaq e thjeshtë. Dhe në panele ai thirret thjesht se është ‘vegël’ e jo faktor./Pamfleti

baton haxhiu vegël çorre

Lini një Përgjigje