TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shkurt 2025, 13:19

Raporti i OECD për Prokurorimet Publike, Rama: Na ka munguar kultura institucionale, kemi punë përpara

Shkruar nga Pamfleti
Raporti i OECD për Prokurorimet Publike, Rama: Na ka munguar kultura
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në prezantimin e raportit të monitorimit të OECD/SIGMA, është shprehur se ka munguar kultura institucionala, teksa ka theksuar se a ende shumë punë për të bërë.

“Është një burim i pazëvendësueshëm dijeje, nga njëra anë është inkurajuese që nga ky burim i padyshimtë për objektivitetin dhe për profesionalizimin, ne të marrim vlerësime kaq pozitive dhe kjo është shumë nxitëse, që po dhe nga ky burim, ne të marrim dije, mbi çfarë mbetet për tu përmirësuar dhe për tu adresuar, sepse ngritja e një administrate publike të denjë për Evropën e bashkuar nuk është një fjalë thjesht goje, por është një ushtrim jashtëzakonisht kompleks. të jesh më pranë BE është optimizëm për të ardhmen.

Thelbi është te kultura e institucioneve, jo te kultura e personave. Duke na munguar, ashtu e shtresëzuara në shekuj, saç është në vendetë tjera, që e udhëheqin sot BE, ne kemi një hendek shumë më të madh për të mbushur dhe këtu vijmë tek BE, SIMGA. Te të gjithë instrumentet e tjera dhe vijmë te edukimi institucional, i cili në këtë periudhë është vënë me shumë në qendër të vëmendjes, seç ka qenë më përpara. Duke patur popullin më pro evropian, kemi një baze shumë të fortë, që të gjitha reformat  që na çojnë drejt BE të punohet më shumë. Administrata publike ka punë përpara”, tha Rama.

Lini një Përgjigje