
Kjo protestë duket se do të sjellë edhe fundin e “mosbindjes civile”.
Këtë javë opozita ka vendosur t’iu rikthehet protestave. Partia Demokratike ka thirrur një tubim kombëtar para Kryeministrisë më datë 8 shkurt. Kjo do të jetë protesta e parë e opozitë për këtë vit.
Të gjithë strukturat e Partisë Demokratike që nga java e shkuar kur kreu i opozitës, Sali Berisha lançoi datën e tubim, janë angazhuar për organizimin e protestë.
Çfarë pritet të ndodhë në protestë?
Kjo protestë duket se do të sjellë edhe fundin e “mosbindjes civile”. Ndryshe nga tubimet e fundit që përfshinin bllokimin e akseve kryesore rrugore, këtë radhë PD-ja do të kthehet te versioni klasik i protestës. Mbështetësit do të mblidhen para kryeministrisë ku dhe do të dëgjojnë fjalime nga drejtues të ndryshëm të PD-së.
Mësohet se në protestë do të mbahen fjalime, por se ato nuk do të jenë të shumta në numër, ndërsa nuk përjashtohet mundësia edhe e aksioneve të ndryshme.
Nuk dihet ende nëse pas fjalimeve do të ketë ndonjë marrshim nëpër institucione të tjera si Bashkia e Tiranës apo ndonjë nga ministritë. Megjithatë, me pothuajse 100 ditë nga data e zgjedhjeve, PD-ja duket se do të tregohet e kujdesshme dhe të mos shkaktojë pakënaqësi tek qytetarët me bllokime rrugësh.
Pse u thirr kjo protestë nga opozita?
Një nga shkaqet kryesore të organizimit të kësaj proteste nga ana e PD-së, ishte dhe intervista e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetja, i cili e cilësoi kryeministrin Rama si “kreu i bandës”. Ahmetaj lëshoi një sërë akuzash ndaj mazhorancës dhe ministrave të saj, duke deklaruar se janë të përfshirë në afera korruptive.
Përveç kësaj, ka nisur shpërndarja e broshurave nga PD-ja, ku ndër arsyet e renditura nga opozita për protestë kundër mazhorancës, janë korrupsioni, inceneratori i Tiranës, Dosja “5D”, pagat e pensionet e ulëta dhe korrupsioni në tenderat publike./Pamfleti
Lini një Përgjigje