
Ish-zv.Kryeministri Arben Ahmetaj ka ndërhyrë gjatë një emisioni ‘live’ duke iu përgjigjur pretendimeve të analistit Baton Haxhiu, sipas të cilit në denoncimet që Ahmetaj ka bërë ka çështje morale.
Për emisionin ‘Çim Peka Live’, ish-zv.Kryeministri tha se po flasim këtu për tradhëtira që të kemi të bëjmë me çështje morale por për paratë e qytetarëve shqiptarë.
“Nuk po flas për çështje morali. Nuk jemi duke folur kush tradhtoi gruan. Po flas për afera korruptive. 50-milionë tuneli një dorë, 10-mijë detoksi, 1.3-miliardë Thumanë-Kashar, 28-mijë dorallë bileta…NQS këto janë morale, më falni se unë nuk iu referova moralit iu referova shifrave të zhdukura nëpërmjet strukturës kriminale dhe korruptive. E ke parë se çfarë më ka bërë mua TopChannel. E ke marrë dosjen? Turp!”, u shpreh Ahmetaj.
Analisti Haxhiu nuk mundi t’i përgjigjet ish-zëvendëskryeministrit, por tha se media e tij po heton mbi 3 nga akuzat që ka bërë ai për qeverinë Rama.
Lini një Përgjigje