
Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një konferencë për shtyp me gazetarët bëri të ditur se i ka kërkuar Kuvendit që të miratojë buxhetin për fushatën zgjedhore.
Celibashi tha se ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme, ky buxhet do tu vihet në dispozicion subjekteve zgjedhore më para fushatës
“I kemi kërkuar Kuvendit që sa më parë të martojë buxhetin për partitë politike të cilat do të marrin pjesë në zgjedhje. Me siguri ky buxhet do tu vihet në dispozicion subjekteve zgjedhore më para fushatës, pasi ky buxhet u është vënë në dispozicion në zgjedhjet e mëparshme shumë pak ditë para nisjes së fushatës ose në ndonjë rast edhe kur fushata kishte filluar”, tha Celibashi.
Lini një Përgjigje