Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur komentuesve në rrjete sociale, gjatë një ‘video live’.
Ai ka reaguar lidhur me qëndrimet kritike të qytetarëve për shtetin bektashian. Edhe pse shumica nuk janë dakord me krijimin e shtetit bektashian, Rama vijon ta krahasojë me Vatikanin.
Rama sqaron se ky ‘shtet’ nuk do të ketë as dogana as taksa.
“Jo mor xhan si do të copëtojmë shtetin shqiptar me krijimin e shtetit bektashi. I copëtuar të duket shteti italian që ka nja dy struktura. Do të ftoja të ndiqje fjalën time për 95 vjetorin e vendosjes së komunitetit bektashi se përse duhet t’i jepet një mbështetje. Bëhet fjalë për një entitet që nuk ka dogana e nuk ka taksa”, tha Rama.
Lini një Përgjigje