
Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, iu është përgjigjur akuzave të Berishës, i cili e etiketoi si “Lul brava që ka shitur identitetin te Taulant Balla”.
Në një postim në Facebook, Basha ironizon duke thënë se “doktor Pazari do t’u tregojë demokratëve se cilët janë zyrtarët e tij që kanë takuar McGonigal-in dhe si është e mundur që pasuritë e familjes së tij janë shumëfishuar gjatë kohës që ai “luftonte” Edi Ramën në pushtet”.
Basha shprehet gjithashtu se Berisha do të tregojë se “për çfarë shërbimi familja e tij mori leje për ndërtimin e kullës më të lartë në Tiranë – Malin e Korrupsionit?”. Sipas tij, vettingu i politikanëve nga SHBA-ja, BE-ja dhe drejtësia po nxjerr në dritë pazaret që mbajnë peng Shqipërinë dhe shqiptarët.
"Doktor Pazari t’u tregojë demokratëve se cilët janë zyrtarët e tij që kanë takuar McGonigal-in.
A shkuan ata me dijeninë e tij?! Janë të gjitha në dosjen McGonigal.
Doktor Pazari t’u shpjegojë demokratëve si është e mundur që pasuritë e familjes së tij janë shumëfishuar gjatë kohës që ai “luftonte” Edi Ramën në pushtet.
Doktor Pazari t’u thotë demokratëve për çfarë shërbimi familja e tij mori leje për ndërtimin e kullës më të lartë në Tiranë – Malin e Korrupsionit?
Vettingu i politikanëve nga SHBA-ja, BE-ja dhe drejtësia po nxjerr në dritë pazaret që mbajnë peng Shqipërinë dhe shqiptarët", shkuan Basha.
Lini një Përgjigje