TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Shkurt 2025, 13:27

Zgjedhjet e 11 Majit, dy zyrtarët e Partisë së Lirisë takim me Berishën në selinë e PD

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 11 Majit, dy zyrtarët e Partisë së Lirisë takim

Dy zyrtarët e Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe Edmond Haxhinasto, kanë mbërritur në selinë e PD-së. Raportohet se ata do të takohen me kreun e PD-së, Sali Berisha ndërsa në fokus janë zgjedhjet parlamentare.

Kryedemokrati Berisha, në një deklaratë për mediat u shpreh më herët se janë të hapur për koalicion me Partinë e Lirisë dhe Ilir Metës, i cili ndodhet në qeli.

Berisha deklaroi se janë në negociata me PL-në dhe nëse do të realizohet koalicioni do të ndahen edhe vendet e sigurta në listë. Kryedemokrati theksoi se “si do të jetë dhe sa do jenë është çështje negociatash”.

“Jemi të hapur për koalicion me PL, negociatat vazhdojnë. Jemi të hapur për koalicion me PL dhe Ilir Metën. Kur bëhet koalicion ndahen edhe vendet e sigurta. Si do të jetë dhe sa do jenë është çështje negociatash”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje