TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Shkurt 2025, 12:39

"Ka lajme të hidhura për Edi Ramën", paralajmëron Berisha: Çështja McGonigal do të gjykohet rëndë! 

Shkruar nga Pamfleti
"Ka lajme të hidhura për Edi Ramën", paralajmëron
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për mediat, ka deklaruar se do të ketë lajme të hidhura për Edi Ramën. 

Berisha u shpreh se çështja Rama-McGonigal do të gjykohet rëndë. 

"Ka lajme të hidhura për Edi Ramën, ka arsye të hidhërohet shumë, por po qarkullon çdo ditë çështja Mc Gonigal po kthehet në tryezë, dosja Rama-McGonigal po bëhet aktuale.

Ai mori nga Rama 250 mijë dollarë. Tani prej 1 vit e gjysmë Altin Dumani nuk ka kërkuar dosjen e gjykatës së ëashtingon sepse kërkon të mbrojë Ramën, por kësaj kohe i erdhi fundi. Do të gjykohet rëndë Edi Rama për krimin e tij të shëmtuar dhe të gjithë ata që përpiqen ta mbulojnë", u shpreh Berisha. 

 

ceshtja mcgonigal sali berisha dhe edi rama

Lini një Përgjigje