TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Shkurt 2025, 12:21

Lulzim Basha regjistron “Koalicionin Euroatlantik” në zgjedhjet e 11 Majit

Shkruar nga Pamfleti

Lulzim Basha regjistron “Koalicionin Euroatlantik” në zgjedhjet

Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha është regjistruar në zgjedhjet e 11 majit por, pa hequr dorë nga drejtimi i PD-së dhe mbajtja e siglës.

PD e Bashës është regjistruar në zgjedhje si një koalicion politik, ndërsa në shkresë thuhet se drejtuesi ligjor është Endri Hasa. Në njoftimin e PD theksohet se Koalicioni Euroatlantik është regjistruar në KQZ për zgjedhjet e 11 majti.

Ky subjekt politik është instrumenti ligjor me të cilin PD-Demokratët Euroatlantikë, të drejtuar nga Lulzim Basha, do të përfaqësohen në zgjedhje.

Lulzim Basha regjistron “Koalicionin Euroatlantik” në zgjedhjet

Në zbatim të vendimit të Këshillit Kombëtar të PD-Demokratët Euroatlantikë, që parashikon vijimin e rekursit në Gjykatë të Lartë për vendimin e padrejtë të Apelit, si dhe marrje pjesë me çdo kusht në zgjedhje, Demokratët Euroatlantikë, që tashmë kanë shpallur 55 kandidatët e parë dhe programin, do të jenë alternativë në zgjedhjet e ardhshme politike.

Lini një Përgjigje