TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Shkurt 2025, 10:36

Nga Evi te kandidati misterioz; furia greke që po merr opozitën shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Nga Evi te kandidati misterioz; furia greke që po merr opozitën

Si po i përdorë elita e vjetër politike korrentet fqinje për të ruajtur hegjemoninë shekullore...

Koinçidencat e tangencialeve të sillogjeve greke në politikën e rëndësishme të opozitës, po konfirmohen me një furi potenciale.

Në fjalë të thjeshta: një lob shumë i fuqishëm ekonomiko-financiar, mediatik, diplomatik e natyrisht politik, është realisht sot që flasim fuqia më e dukshme e opozitës shqiptare.

Është pikërisht ky lob që duket se shpëtoi Sali Berishën duke e ringritur pas rrëzimit, është ky lob që i dha vulën, është ky lob që ndërmori kontaktet dhe garantoi paktet e Doktorit me Edi Ramën, dhe është po ky lob që po vjen si një “risi politike” jo se ka një përkrahje popullore, por se thjesht ka fuqi potenciale politike, monetare dhe mediatike.

Ky lob është shumë i frikësuar, madje deri në vdekje me fuqizimin politik të diasporës në zgjedhjet e 11 majit. Diaspora vetëm në regjistrimet për të votuar deri tani, i  ka të gjitha gjasat të kthehet në një faktor uragan në vend.

Dhe pikërisht pas kësaj shenje të frikshme të diasporës, kanë ardhur dhe zërat që lobi për të cilin po flasim nuk duhet ta ketë fuqinë dhe peshën në jetën politike Shqipërisë.

Në të vërtetë, frika ndaj fuqisë së diasporës në shoqërinë politike pas 11 majit, më shumë se në Tiranë është vënë re në ato qarqe që kanë hedhur para lumë për të kontrolluar korrentet dhe shtigjet e pushtetit politik të Tiranës.

Me pak fjalë lobet greke, serbo-ruse, e natyrisht turko-arabe. Lobe që përbëjnë donatorët më të rëndësishëm që nga themelimi i shtetit shqiptar. Me logjikën e saktë dhe strategjike se nëse trazon armikun tënd dhe e bën atë të pafuqishëm për t’u bërë faktor, është më mirë se të shpenzosh në armë e municione.

Shifra e fundit që fliste për 40 milionë euro të shpenzuara në Shqipëri nga lobi grek, që ka trekëndëshin e kontrollit: Kishë- politikë e media, ishte tronditëse. Ngaqë prej vitesh kemi parë një rrudhje të fondeve që vinë nga silogjet për të ndikuar dhe krijuar celulat dhe korrentet e tyre në Tiranë.

Riaktivizimi i kësaj shifre, tregon se të ndjerë të kërcënuar nga dështimi i teorisë së asimilimit të shqiptarëve në Greqi, por dhe nga aleanca e Edi Ramës me Erdoganin dhe sheikët e Gjirit; lobi grek hapi syndyqet dhe nxori florinjtë e groposur.

Për të bërë luftë finale me një Shqipëri tjetër, e cila nëse e humb relevancën e ndikimit strategjik nga Athina, nuk ka më kthim pas.

E kështu kanë gjetur një mundësi për të ndikuar te hallexhiu më i madh, por duke mos e ndarë dopjolojën, e njohur nga grekët. Si në vitet 1990 kur Micotaqis luante me Berishën dhe Papandreu me Fatos Nanon.

Megjithatë, loja e lobit grek me Berishën është më e lehtë pasi ai ka halle më të mëdha. Dhe mund të pranojë më shumë konçensione. Ju ofrua Evi Kokalari, një gjirokastrite me origjinë, por e martuar me një grek, që ka lidhje të forta në lobin helen në Amerikë. Evi u afrua për ta hedhur në tavë si kandidate për kryebashkiake të Tiranës.

Më pas ishte Ilir Meta që e rrëzoi, pasi zgjodhi që të ketë një kënd tjetër lidhur me grekët, por që i dhanë mundësinë për të qënë ai protagonist. Ndaj Meta propozoi Belind Këlliçin, duke mërzitur Evin, e cila sot i është kthyer kundër. Siç po shihen zhvillimet, Evi Kokalari, edhe pse dikur pa qenë e martuar me një greko-amerikan, apo frekuenton mjediset politike të korrenteve të rëndësishme të këtyre sillogjeve, duket që nuk konsiderohet e lidhur me ta.

Ndaj po studiojnë në laborator emra të tjerë për t’i futur në lojë, siç u tha për intelektualin nga diaspora Indrit Nina. I cili ka vite që po investohet për të hyrë në politikën shqiptare. Madje në 2015, loboi për tu bërë kandidat për kryebashkiak i Durrësit, por festën ja prishi Grida dhe Dako, në atë kohë në zenithin e pushtetit.

E nuk është çudi që edhe Non- Grata për Dakon nga SHBA, të ketë marrë spunto pikërisht në përpjekjet e tij për të dëmtuar ardhjen e një të riu në politikën shqiptare. Që sot sipas të gjitha gjasave do të ishte promovuar për të qenë një alternativë, por edhe një imazh i ri kundër dinosaurve. Të cilët, duket se po i përdorin shumë mirë korrentet fqinje për të ruajtur hegjemoninë shekullore./Pamfleti

evi kokalari furia greke opozita

Lini një Përgjigje