Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme drejtuesit politik të Partisë Socialiste, ku në fokus të takimit janë zgjedhjet e 11 Majit.
Mësohet se takimi do të zhvillohet në selinë rozë.
Ky takim i kreut të qeverisë dhe kreut të PS vjen edhe në kuadër të përgatitjeve të mazhorancës për fushatën elektorale që nis pas pak javësh.
Ai u ka kërkuar atyre që të angazhohen maksimalisht në këto 9 ditë të fundit për të regjistruar emigrantët sidomos në bashkitë ku objektivat nuk janë plotësuar.
Procesi i regjistrimit të emigrantëve përfundon më 4 mars. Deri më tani në faqen e KQZ janë bërë mbi 190 mijë kërkesa për regjistrim dhe janë pranuar më shumë se 150 mijë prej tyre.
Shumica e zgjedhësve të regjistruar janë nga Tirana, duke vijuar më pas me Fierin, Durrësin, Elbasanin, Korçën, Vlorën, Beratin dhe Shkodrën.
Lini një Përgjigje