
Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se Safet Bajri është vetëdorëzuar me marrëveshje dhe nuk është arrestuar nga policia.
I pyetur nga gazetarët nëse e përshëndet arrestimin e Bajrit nga SPAK, kreu i PD deklaroi se nuk përshëndet marrëveshje të tilla pasi sipas tij, mafia e ka ligj arrestimin me marrëveshje.
“Safet Bajri u dorëzua, iu dorëzua mirë e bukur është krejtësisht një marrëveshje. Po ta kishin kapur, arrestuar….ai shkoi vetë u dorëzua. Ata nuk dorëzohen kurrë pa marrëveshje. Mafia e ka ligj atë, nuk mund të përshëndes marrëveshje unë”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje