TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Shkurt 2025, 12:48

Zhdukja e Ervis Martinajt, Berisha: Vrasje shtetërore! Ata që kërcënon Rama nuk gjenden më

Shkruar nga Pamfleti

Zhdukja e Ervis Martinajt, Berisha: Vrasje shtetërore! Ata që

Kreu i PD, Sali Berisha gjatë një konference për mediat, ka folur lidhur me zhdukjen e "mbretit të basteve" Ervis Martinaj.

Berisha deklaroi se Kryeministri ka kërcënuar personalisht Ervis Martinajn duke i thënë “ta dimë targën”. Kryetari i Partisë Demokratike u shpreh gjithashtu se Ervis Martinaj është i vetmi njeri që nuk gjendet, duke ngritur dyshimet për një krim shtetëror.

"Nuk është kërcënuar kurrë në personal, kërcënime në personal kam bërë ndonjëherë vetëm EdI Ramës që kërcënon në personal. Njerëz të kërcënuar personal nga Edi Rama janë zhdukur pa nam e nishan, po, e kërcënoi në personal dhe “të dimë targën”, Ervis Martinajt dhe është i vetmi njeri që nuk gjendet më, të gjitha gjasat kur nuk gjendet të çojnë drejt një vrasje shtetërore.

Kjo është, ky ndryshojnë. Altin Dumani është drejtuesi i SPAK, e cila është shndërruar në një prokurori politike që ka marrë përsipër të marrë mandate opozitës, siç ishte ai i Fredi Belerit", u shpreh Berisha. 

zhdukja e ervis martinajt

Lini një Përgjigje