TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Qershor 2024, 12:10

Bardhi: Bashkëshorti i Ermonela Felajt, i vetmi prokuror që i është shmangur vetingut

Shkruar nga Pamfleti

Bardhi: Bashkëshorti i Ermonela Felajt, i vetmi prokuror që i

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi tha se i vetmi prokuror që i është shmangur vetingut, është bashkëshorti i deputetes socialiste, Ermonela Felaj.

Gjatë mbledhjes së sotme te Komisioni i Ligjeve ku po raportohet për punën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bardhi u shpreh se prokurori Bledar Valikaj nuk ka kaluar sistemin e vetingut teksa shtoi se që në të njëjtin institucion janë emëruar 4 anëtarë të kësaj familjeje.

“Prokurori Bledar Valikaj, bashkëshorti i deputetes Ermonela Felaj, është i vetmi prokuror në Republikën e Shqipërisë që nuk i është nënshtruar vetingut në asnjë komponent. Kushtetuta thotë që çdo prokuror që do të rrijë në sistem, duhet t’i nënshtrohet vetingut.

Sot i vetmi prokuror në Shqipëri është Bledar Valikaj, që nuk ka kaluar sistemin e vetingut.

Po ashtu ka një shqetësim që në të njëjtin institucion janë emëruar 4 anëtarë të një familje. Këtu kemi të bëjmë me vendimmarrje në konflikt të interesit”, tha Bardhi.

Lini një Përgjigje