TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Qershor 2024, 11:46

Përplasje te "Ligjet"/ Bardhi: Në krye të KLP është një person që nuk duhej të ishte në organet e drejtësisë për 15 vite

Shkruar nga Pamfleti
Përplasje te "Ligjet"/ Bardhi: Në krye të KLP
Gazment Bardhi

Raporti vjetor i Këshillit të Lartë të Prokurorisë është bërë pjesë e diskutimeve në Komisionin e Ligjeve.

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi me tone të larta tha se KLP për më shumë se 5 vite ka pasur për kryetar një person që sipas Kushtetutës, nuk mund të ushtrojë profesion në organet e drejtësisë për 15 vite.

'Kam ndjekur mbledhjen e fundit të KLP, dhe dua të shpreh keqardhje për nivelin e asaj mbledhjeje.KLP, për më shumë se 5 vite ka pasur kryetar një person që sipas Kushtetutës, nuk mund të ushtrojë profesion në organet e drejtësisë për 15 vite.

Kryetari i saj ka qenë në kushtet e pazgjedhshmërisë në atë pozicion.Ka marrë pjesë në procese të rëndësishme në organet e drejtësisë së re.

Sa e ka cenuar kjo vendimmarrjen e KLP-së dhe sa ka kontribuar kjo në forcimin e besimit të publikut tek KLP?

Në gjykimin tim një person që është në kushtet e pazgjedhshmërisë cenon rëndë besimin e publikut dhe integritetit të KLP-së.', tha Bardhi në Komisionin e Ligjeve.

14 prokurorë kanë kërkuar mbrojtje të posaçme përgjatë vitit 2023 pas sulmeve apo kërcënimeve. Këtë e pranoi Kryetari në detyrë i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Tartar Bazaj për Komisionin e Ligjeve ku raportoi rezultatet e vitit 2023.

bardhi

Lini një Përgjigje