TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Qershor 2024, 11:30

Rama bie, vetëm nëse arrestohet 'kurora' kriminale e tij

Shkruar nga Pamfleti
Rama bie, vetëm nëse arrestohet 'kurora' kriminale e tij
Rama bie, vetëm nëse arrestohet 'kurora' kriminale e tij

Nuk është aspak rastësi, që kur gazetari italian i Rai 3 i përmendi deklaratën e Arben Ahmetajt, se ai priste krerët e krimit në zyrë, Babloku u xhindos dhe e shthuri gojën...

Nuk është e vështirë për të kuptuar pse Edi Rama i shet njerëzit pranë tij në Partinë Socialiste. Sepse ata nuk janë të domosdoshëm, i përdor vetëm për dekor, apo për t’i shërbyer.

Bie njëri, të tjerë ngrihen, ndërkohë që ata që kanë qenë jetikë për pushtetin e tij të gjatë është kurora kriminale që ka ngritur në të katër anët e vendit.

Jo më kot që në vitin 2013 ka futur në Parlament që nga Doshët, Nokat, Rrajat, Qifet, Lalat, Niçet, Çelajt etj etj.

Ata kanë mbajtur për gjithë këto vite ekuilibrin e pushtetit politik të Edi Ramës, si dhe janë shfrytëzuar në zgjedhje për të garantuar që ai të ketë gjithmonë një shumicë të sigurt.

Janë këta personazhe që kanë përfituar më shumë nga ndarja e pushtetit në territor, si dhe kanë ndarë pazarin që nga trojet, ndërtimet, e deri tek tenderët e mëdhenj të buxhetit.

Nuk është aspak rastësi, që kur gazetari italian i Rai 3 i përmendi deklaratën e Arben Ahmetajt, se ai priste krerët e krimit në zyrë, Babloku u xhindos dhe e shthuri gojën.

Përdori fjalë rruge, jo se humbi kontrollin, por për t'i dërguar Arben Ahmetajt, një mesazh direkt kërcënues me gjuhë mafie. Kërcënim që përveç ish-zv.kryeministrit i drejtohet edhe familjes së tij që ndodhet akoma në Shqipëri.

Rama e di mirë se këdo të kapë SPAK nga njerëzit e tij të afërt, nuk preket fare struktura e sigurisë së tij politike. Por nëse nis arrestimi dhe sekuestrimi i pronave të kurorës kriminale, gjithçka hidhet në erë.

Pasi këta të fortë, nuk pyesin fare dhe bëjnë Pazar të menjëhershëm për jetën dhe pasuritë e tyre. Duke nxjerrë gjithçka dinë për marrëdhëniet me Bablokun.

Për ta destabilizuar e për të shpëtuar veten e tyre. Nga ana tjetër, kapja e tyre i pret përgjithmonë krahët oktapodit të një pushteti që fuqinë e ka te kurora kriminale. Këput lidhjet e shtetit me krimin dhe dobëson në mënyrë automatike fuqinë dhe pushtetin e Edi Ramës.

Kurora kriminale politike në Shqipëri nuk është natyrisht shpikje e Edi Ramës. E ka themeluar dhe përdorur Sali Berisha gjithmonë dhe e përdor ende. E ka përdorur dhe e përdor Ilir Meta, e ka përdorur Fatos Nano, Fatmir Mediu, e shumë politikanë të tjerë në vend. Por Rama krijoi një skemë gati perfekte të efikasitetit të krimit të organizuar për të qenë një lloj krahu ushtarak garantues dhe i fuqishëm në territor. Territoret e krerëve të krimit janë thuajse totalisht në kontrollin e tyre, duke marrë oksigjen nga lart./Pamfleti

rama arrestim kurora kriminale

Lini një Përgjigje