TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Qershor 2024, 11:05

Dorëheqja e Blerina Balës, socialistët kanë gati emrin e ri për Bashkinë e Himarës

Shkruar nga Pamfleti
Dorëheqja e Blerina Balës, socialistët kanë gati emrin e ri
Arqile Bollano dhe Pervin Gjikuria

Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Himarës, Blerina Bala ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra për arsye personale dhe pamundësinë e realizimit të detyrës.

Tashmë sipas ligjit për funksionimin e pushtetit vendor, do të jetë Këshilli Bashkiak i Himarës që do të mblidhet për të votuar dhe komanduar një tjetër kryetar.

Mësohet se socialistët e kanë emrin dhe gjasat janë të propozojnë Arqile Bollanon.

Ditën e premte do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të bashkisë Himarë për zgjedhur një nga dy nënkryetarët, Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano, në postin e kryetarit të bashkisë.

Blerina Bala u zgjodh drejtuese e re e bashkisë së Himarës, me 15 vota pro në Këshillin Bashkiak, pasi Fredi Beleri dhe Jorgo Goro janë në burg.

Bala ka qenë anëtare e Partisë Socialiste dhe nënkryetare për disa kohë në bashkinë e Himarës.

 

arqile bollano bashkia himarë

Lini një Përgjigje