TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Qershor 2024, 07:20

“Kamikaz", anëtari i Rithemelimit debaton ashpër me deputetin e PS: Ke guximin mbron Ramën për "Rai 3"

Shkruar nga Pamfleti

“Kamikaz", anëtari i Rithemelimit debaton ashpër me

Deputeti i Partisë Socialiste Ilir Metaj dhe anëtari i Kryesisë së Rithemelimit të PD, Eno Bozdo kanë debatuar ashpër lidhur me dokumentarin e publikuar nga RAI 3, në të cilën trajtohen çështje të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.

Bozdo iu drejtuar Metajt duke i thënë se po tregon një “guxim kamikaz” duke mbrojtur kryeministrin Rama, ndërsa Metaj i kujtoi se lideri i partisë së tij, është në burg dhe non grata nga Amerika.

Pjesë nga debati:

Eno Bozdo: Unë të përgëzoj vetëm për një gjë që ke guximin të mbrosh të pambrojtshmen.

Ilir Metaj: Nuk më duhet përgëzimi juaj.

Eno Bozdo: Po mbroni diçka që është absolutisht e pambrojtshme.

Ilir Metaj: Thënë kjo nga një person që mbron një “non grata” të shpallur të tillë nga SHBA, ky është guxim i madh. Vjen e flet për standardet e Bashkimit Evropian duke pasur atë gjë në bluzë (referuar fotos së ish-kryeministrit Sali Berisha) Asaj krijese i shkon shumë ajo ngjyra i zezë, se është atje ku ka vendin.

Eno Bozdo: Kryeministri që ti mbron, u damkos atje. Dhëntë Zoti Rama ta di këtë guxim e të bën deputet. Se del e thua këtë gjëra, unë shpresoj shumë, se je në guxim ekstrem, një në guxim kamikaz duke mbrojtur diçka që nuk mbrohet më.

Ilir Metaj: Jeta ime nuk është e lidhur me deputetllëkun.

Eno Bozdo: Thelbësorja është se reportazhi i Rai 3 ka qenë gozhda e fundit e ngulur në kofini e kësaj qeverisje, me prova, me emra dhe mbiemra.

Lini një Përgjigje