
Nënkryetari i Partisë së Lirisë Agim Nesho ka komentuar investimigimin e “Rai 3” për Shqipërinë dhe kryeministrin Rama. Ai u shpreh se Rama është kapur mat dhe se nuk e pranon që mund ta kritikojnë.
“Duket se ka një dashuri për vetveten. Nuk e pranon që mund ta kritikojnë. Ka qenë një intervistë e shkëlqyer, jo se nuk i dinim, jo se gazetarët e guximshëm nuk i kanë shprehur këto gjëra.
Ai ka kohë që e përdor çështjen e flamurit. Nuk ka të bëjë me patriotizmin.
Këtu është një shtet putinesk i instaluar që nuk dihet se deri kur do vazhdojë. Kryeministri në këtë intervistë bashkë me nervozizmin e tij”, tha ai për “Ora News”.
Lini një Përgjigje