Po paratë e floririt dhe ato të bllokut 700 mijë euro ku shkuan?
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi duket se kanë nisur manovrat për të shpëtuar pasurinë. SPAK i ka futur në skaner dhe sot Kryemadhi e pranoi se është nën hetim pasuror. Por, teksa prokurorët po hetojnë me detaje çdo qindarkë, Kryemadhi tentoi të distancohej nga milionat që ka vjedhur Ilir Meta.
E ftuar në “Real Story”, ajo deklaroi se pasurinë e ka në emër të saj dhe nuk ka lidhje fare me të ardhurat që janë vënë nga funksionet e Metës. Pra me pak fjalë, Kryemadhi po i dërgon mesazh SPAK-ut se ajo e ka vënë me djersë pasurinë miliona euro dhe nuk ka përdorur paratë që vidhte burri.
“Unë nuk kam firmosur. Familja ime nuk ka marrë asgjë nga buxheti i shtetit. Unë nuk kam asnjë përfitm nga bashkëshorti im. E kam zero nga bashkëshorti. Kryemadhi që më 1992 ka jetuar me paratë e familjes së saj dhe punën e saj. Kryemadhi nuk ka ardhur në Tiranë kur u martua me Metën dhe kur u bë ai kryeministër, Kryemadhi u rrit në mes të Tiranës. Jam rritur 20 metra larg Teatrit Kombëtar. Kam jetuar në një komunitet intelektual. Jeta jonë nuk filloi në Tiranë kur u ndërtua SPAK”, tha ajo.
Pra duket se Kryemadhi po tenon të shpëtojë ç’të mundet. Në fakt nëse shohim deklarimin pasuror, Meta ka hedhur në emër të saj gjithë pasurinë dhe kjo është loja. Monika tenton të justifikohet sepse duke qenë se nuk ka pasur poste ministrore, e ka vënë me djersë pasurinë. Po paratë e floririt dhe ato të bllokut 700 mijë euro ku shkuan?
Më tej në intervistë, Kryemadhi e pranoi se është alarmuar nga SPAK. Ajo kërcënoi se do shkojë deri në Strasburg për telefonin që i sekuestruan. Ajo pranoi se është nën hetim pasuror, teksa tërhoqi deklaratën se nuk i plas për SPAK.
“Ju e dini se gjysma e deputetëve janë në SPAK për hetim pasuror si puna ime. Jam nën hetim pasuror. Mamaja dhe vëllai im nuk kanë fituar asnjë para publike nga Inceneratorët. Po na bëjnë vetting në një farë mënyre. Secili nga ne duhet të justifikojë pronat. Monika Kryemadhi nga viti 1992 ka jetuar me paratë që kanë ardhur nga familja dhe puna e saj”, tha ajo.
Kryemadhi pranoi gjithashtu se tani po i ruhen çdo lloj përgjimi. Ajo u shpreh se i kanë bërë bashkë me Metën telefonat që të fshihen mesazhet automatikisht. /Pamfleti
Lini një Përgjigje