TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Qershor 2024, 19:32

"Rama tenton të mbulojë skandalet", Sula për investigimin e "Rai 3": E paralajmërova që Ahmetaj do jetë tmerri i tyre

Shkruar nga Pamfleti

"Rama tenton të mbulojë skandalet", Sula për

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka komentuar investigimin e Rai 3 për Shqipërinë dhe kryeministrin Rama. Ai ironizon teksa thotë se e mëshiron dhe se nuk kënaqet me fatkeqësitë e askujt.

“Mund t’ju duket ju apo teleshikuesit që unë për vete jam ndjerë shumë keq si qytetar. Nuk do dëshiroja që për kryeministrin e vendit tim apo qeverinë e vendit tim të kem këtë qasje, të ketë këto ngjarje, këtë emër, këtë përkufizim. Kur flasim për Rai flasim për një televizion mbarëeuropian. Bëhej fjalë për 6-7 milion shikues. Të mendosh se pas 34 vitesh drejtuesit shqiptar kryeministra, ministra nuk po arrin të dalin, kaza mediatik, dje lexova gjarpërinj, breshka, më shqetëson shumë. Shqipëria sado i vogël, jemi vend mesdhetar, i ballkanit perëndimor. Nuk i gjej fjalët. Nuk jam nga ato që kënaqet me fatkeqësitë e çdo personi, i mëshiroj”, tha Sula.

Nga ana tjetër, Sula merr në konsideratë investigimin për lidhjet e ndërtimeve në Shqipëri me mafien në Itali.

“Merr numrin e lejeve të ndërtimi, merr numrin e metrave katrorë, bëj llogaritë e investimit. Nga 3 apo 4 miliardë euro investime në ndërtim, janë vetëm ¼ janë në sistemin bankar. Pjesa tjetër qarkullon në të zezë. Grupet kriminale financojnë firma ndërtimi”, u shpreh ai për “Report Tv”.

Ndërsa lidhur me Arben Ahmetaj, Sula thekson se ka qenë zv.kryeministër dhe mund të dijë edhe më shumë gjëra. Ai shton se ka paralajmëruar në Parlament se Ahmetaj ka qenë tmerri i qeverisë pasi ka informacione.

Ai tha se sado Rama të përpiqet të mbulojë skandalet e tij, çdo gjë që bëhet e madhe do të zbulohet me kohën.

“E kam thënë në parlament, Arben Ahmetaj do jetë tmerri juaj. Arben Ahmetaj ka qenë ministër i financave, zv.kryeministër. që do të thotë di gjëra. Nuk mund të më pyesë mua Rai. Di dhe unë gjëra për persona të caktuar se kam qenë edhe unë në mazhorancë. Ai mund të dijë edhe më shumë. SPAK ti jap cilësinë e të penduarit. Mund të pranojë. Di një gjë, çdo gjë që bëhet e madhe është çështje kohe për të zbuluar. Sado të rreket Rama ta mbulojë, nuk mbulohet dielli me shoshë. Nuk mund të them që Rama është krimineli. Por di të them që krimi i organizuar diktojnë në jetën ekonomike dhe politike të vendit. Ky është realiteti. Po të dojë Rama dhe qeveria për 24 orë, Dashi, Marselën, nuk ekzistojnë. Por këtu rrojnë, janë në burg janë në kërkim, janë në aktivitetin e tyre kriminal”, përfundoi ai.

Lini një Përgjigje