
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, do të vijë nesër në Shqipëri, për të inspektuar qendrat e refugjatëve në Lezhë.
Sipas Kryeministrisë, ajo do të udhëtojë drejt zonës së Gjadrit ku kanë nisur punimet për ngritjen e qendrës së pritjes së emigrantëve, që do të strehohen në Shqipëri, bazuar në marrëveshjen e firmosur mes dy qeverive.
Sipas një njoftimi zyrtar, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni do të vizitojnë zonën e Gjadërit në orën 11:15. Në orën 12:00 Rama-Meloni do të zhvillojnë konferencë për shtyp.
Pra duket qartë qe vizita bëhet sa për fushatë. Në fundjavë mbahen zgjedhjet europiane dhe Meloni kërkon votat e qytetarëve duke dashur t’i bindë se e mbajti fjalën për refugjatët.
Lini një Përgjigje