
Ka nisur me debate mbledhja e Komisionet Hetimor për TIMS, ku deputeti i PD Ervin Salianji ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura por kërkesa e tij është refuzuar nga përfaqësuesit e mazhorancës.
Marrja në pyetje për të dëgjuar dëshmitë e ministrit të Bredshëm Taulant Balla, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe ish-drejtori i IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça do të zhvillohet me dyer të mbyllura.
“Votimi kundër mbledhjes me dyert hapur është në kuadër të zbatojmë ligjin për informacion të klasifikuar. Duhet të vazhdojmë me mbledhjen m ministrin e brendshëm me dyer të mbyllura”, u shpreh deputeti socialist Toni Gogu.
Ndërkohë, Salianji ka ironizuar refuzimin e mazhorancës duke theksuar se tani mbetet vetëm të vijnë komunitetet fetare për t’i mbajtur mendje në vend anëtarëve të komisionit.
“Është e dhimbshme që e bojkotoni komisioni për disatën herë. Do i bëja kërkesë komuniteteve fetar për të na mbajtur mendjen në vend”, shprehet Salianji.
Debati mes tyre:
Salianji: Është jetike, e domosdoshme për demokracinë që të ketë përballje të hapura, por për të mos bllokuar punën e komisionit kemi votuar që mbledhja të zhvillohej me dyer të mbyllura, por siç e citoj vendimin e ndërmjetëm, pa patur nevojë për t’u pajisur me certifikata sigurie të deputetëve. Duhet të kthejmë në ligjshmëri punën e komisionit. Jemi në kushte të reja dhe vendimmarrja e kaluar nuk ishte e mundur për shkak se ministri i Brendshëm pretendoi se kishte informacion të klasifikuar, të hedhim në votim dhe të kthejmë në vendim të ri të ndërmjetëm, mbledhja me dëshmitarin e parë Taulant Balla ministër i Brendshëm, nuk ka në këndvështrimin tim që të jemi njohur me ndonjë dokument të klasifikuar propozoj që mbledhja të jetë e hapur (hidhet në votim).
Toni Gogu: Dëshmia e Ballës duhet të zhvillohet me dyer të mbyllura. I kemi bërë kërkesë Këshillit të Rregullores për një sërë çështjesh. Filloni menjëherë nga dëgjimi i ministrit të Brendshëm, duke filluar në këtë mënyrë zyrtarisht hetimin dhe pa u zgjatur shumë në fjalë që populli i barazon me fukarallëk, me fukarallëk të këtij sistemi. Vazhdoni mbledhjen që kemi lënë përgjysmë me dyer të mbyllura.
Salianji: Kemi një vendimmarrje të re të ndërmjetme. Mbledhjet duhet të jenë të hapura për transparentë të plotë. Përballja dhe dhënia llogari të plotë. I kemi thirrur për të dhënë llogari. Çështja shqetëson qytetarët, partnerët. I keni bërë kërkesa Kuvendit, shpresoj të mos jenë truke për të penguar procesin, e dhimbshme që një parti politike doni të bojkotoni komisionin siç bëtë herën e kaluar. Kështu që kërkesat e mia si kryetar i komisionit me qejf do i ishin drejtuar komuniteteve fetare për t’ia mbajtur gjithsecilit mendjen në vend dhe lutje zotit që të jeni në këtë mbledhje më të qetë dhe të jeni në anën ligjit e moralit dhe jo të kundërt.
Lini një Përgjigje