TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Qershor 2024, 13:02

Romeo Kara paralajmëron: Gati të plasë “Metamorfoza 4”, do fundosen politikanë të lartë!

Shkruar nga Pamfleti

Romeo Kara paralajmëron: Gati të plasë “Metamorfoza

Juristi i njohur, Romeo Kara ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka e ka ndalur theksin tek përgjimet e “EncroChat” dhe “Sky Ecc”, si dhe hetimi i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga SPAK. Gjatë një interviste, juristi Kara zbulon se Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka finalizuar hetimet e dosjeve korruptive të Ilir Metës, teksa tregon gjithashtu se pse po vonohet arrestimi i presidentit të PL. Po ashtu, ai zbulon se është gati të plasë dosja “Metamorfoza 4”, ku sipas tij, do të fundosen politikanë të lartë.

-Zoti Kara, është rrëzuar rekursi për dënimin e Kastriot Ismailajt?

Një vendim i pritshëm, kam patur bindjen 100% që do të ishte ky vendim. Ka qenë një dosje që dhe çështja është trajtuar në momentet kur gjithkush nuk kishte besim te drejtësia dhe te çarja e asaj perdes për dënimin e njerëzve me influencë dhe me përkrahje në politikë dhe me qasje të forta në biznes e sidomos biznese të lidhur ngushtësisht me politikën. Ka marrë një dënim në shkallë të parë, në Apel dhe tani çuditërisht është shumë vonë ky vendim, pasi duket se kjo është situata në sistemin tonë gjyqësor. Ai e ka mbaruar dënimin, ka qenë shpresa e tij e fundit e vakët. Unë nuk kam patur dyshim dhe më të vogël që do të ishte ky vendim. Rekursi ka lënë në fuqi, vendimin e shkallës së parë dhe të apelit, nuk ka patur asnjë lloj ndryshimi. Dhe pse ishte e vështirë, kjo tregon dhe se dosja ka qenë e argumentuar mirë për vjedhje dhe mashtrimin dhe pastrimin e parave në shuma të mëdha dhe tashmë vazhdojmë pjesën tjetër të kësaj dosje që është si aktivitet korrupsioni. Atëherë Gjykata dhe Prokuroria nuk pati guximin ta trajtonte në aspektin e korrupsionit, t’i drejtonte sytë nga funksionarët e lartë shtetëror, në këtë rast kemi të bëjmë me Berishën, Metën dhe disa të tjerë.

-Si do ndikojë ky vendim në hetimet që po kryen procesi?

Ky është vendimi i cili miraton edhe rikonfirmon dy vendimet e mëparshme të shkallës së parë dhe të apelit, për të cilin Meta ka thënë se është gjykuar një herë kjo çështje. Nuk është gjykuar. Kemi një klasifikim tjetër, Meta nuk shkon për vjedhje dhe mashtrim nëse nesër shkon para Gjykatës, përkundrazi kemi të bëjë në këtë rast me korrupsionin. Atëherë aq ka qenë qasja dhe guximi i organeve të drejtësisë, për ta parë në mënyrë sa më të cunguar. Nuk ka patur guxim, t’i afrohej e ta mendonte t’i afrohej funksionarëve të tjerë më të lartë. Edhe sot po shohim që është shumë e vështirë, po matet mirë dhe SPAK-u, një strukturë e cila është përgatitur spikologjikisht edhe nga ana materiale. Edhe këtë metamorfozë që kemi, e kemi që t’ju afrohen këtyre personave me sa më pak dëme, se dhe ato kërcënime që u bënë me Dumanin ishte kërcënime të bëra drejtpërsëdrejti që unë do të merrem me ty. Kjo ka qenë baza e tij, e gjithë enturazhi i kësaj baze kriminale. Kanë qenë këto kriminelë, të cilët kanë vrarë me dhjetëra dhe qindra persona përgjatë këtyre viteve, për arsye nga më ordiner, por e përnder vetëm për pazaret që kanë të bëjnë me politikën, që kanë qenë garancia e këtyre politikanëve të korruptuar, vegla e tyre, bashkëpunëtor të tyre që për mua si politikanë janë dhe këto pjesëmarrës  në këto vrasje që i kanë nxitur dhe frymëzuar dhe suportuar.  Do të kemi një metamorfozë apo seri tjetër, do të goditen personat kryesor që janë garant të politikës së lartë të korruptuar për të shkuar te këto. Do të zhvishen ato mburojat nga këto garancitë që kanë patur. Unë kështu e kam përkthyer kërcënimin që i kanë bërë Dumanit dhe SPAK-ut dhe kjo është arsyeja që sot ne kemi një tendencë për të vajtur deri te korrupsioni i një niveli më të lartë.

-Do të ketë një finalizim të hetimeve tani shpejtë të SPAK ndaj dosjeve që kanë në ngarkim të zotit Meta?

Unë besoj se ato i kanë finalizuar por besoj presin momentin nga ana strategjike për të goditur. Unë mendoj se po presin Metamorfozën tjetër. Ke killera me pagesë e pa pagesë që janë borxhlinj te këto e rrezikojnë jetën. Këta killera që rijnë të lirë dhe si biznesmen dhe si persona të respektueshëm, kanë frymëzuar gjithnjë që t’i zgjidhin problemet me këtë mënyrë, siç është rasti i avokatit që është viktimë e këtij mentaliteti. Këto janë të cilët po pengojnë që drejtësia të funksionojë. Pa u goditur këto killerat, do të kemi pastaj edhe ministra më të sjellshëm që janë arrogant sot.

-Patëm një megaoperacion të SPAK sa i takon me 50 urdhër arreste por shumë prej këtyre nuk janë ekzekutuar pasi shumë prej personave janë larguar jashtë vendit. Kemi të bëjmë me një dekonspirim, e konsideron dështim këtë operacion avokat?

Jo SPAK-un, por e quaj dështim, dekonspirim dhe një turp të madh të Policisë. Ne i dinë problemet në polici, i dimë kush janë por edhe tallen me problemet tona kur ngrejmë shqetësime. Qytetarët shqiptarë nëse marrin përsipër të bëjnë një kallëzim siç e kam bërë unë, do tallen njësoj siç janë tallur me mua. Sot jam pyetur a do të ketë ndonjë kërcënim sot, a do ketë nesër. Nuk ka më kërcënime se zarat janë hedhur, për ne mund të jetë vendosur çmimi për kokën, asgjë tjetër. Këto tallen, janë zëdhënës të shefave të tyre që janë në burg sot. Këto tallen me ne, këto janë turp. Policia kriminale duhet të dënohet më shumë se krimineli që ka ndihmuar dhe vegjetuar me gjithë këtë.

-Ashpër ka reaguar dhe Dumani ku ka thënë se e kemi shumë të vështirë bashkëpunimin...

Dumani është i vonuar e të dëgjojë dhe këto fjalë që i them unë sot, se Dumani del me eskortë e unë dal i lirë atje. E them pa ngurojë farë, unë jam falkune edhe para Dumanit. I dal vetes për zot por të paktën mos na lidhi duart e të mbrojmë veten si duhet. Dumani del me eskortë dhe me sirena e unë dal i lirë dhe e dinë mirë, e është Prokuroria e cila duhet të iniciojë njerëz si puna ime që ta ndjejnë veten të sigurtë. Kush do të kallëzojë nesër, po bëhen vetëm nga kontrolli i shtetit se nuk ka guxim njeri të kallëzojë se tërhiqen njerëzit nga presioni. Unë e kam ndarë mendjen për vete këtu e shumë kohë por me këtë polici e cila është tradhtare, të neveritshme, nuk vazhdohet më. E them në sy, të paktën mos na spiunoni dhe mos na tallni prapa krahëve dhe mos na pengoni të mbrojmë veten tonë. Aty duhet një reformë e fortë, kush ka marrëdhënie me krimin. Për Policinë është shkelje ligji dhe kur janë inaktiv. Këto polici jo vetëm që nuk e parandalojnë krimin por edhe kur e kanë nuk e ndalojnë.

-Thatë që policia tallet dhe treguat rastin tuaj. Ndiheni i rrezikuar zoti Kara?

Po nga mëngjesi deri në darkë.

Sinjalet i dinë mirë edhe kur policia ca ka thënë edhe Shërbimi Informativ kur i ka ofruar, etj. Unë nuk pres mbrojtje nga këto po të paktën të mos më pengojnë në mbrojtjen time. Se Dumani tha neve nuk na mbron njeri familjen, po mua kush ma ka mbrojt deri sot familjen, që jam bërë copash të mbroj familjen se për veten time as dua t’ia di fare. Pse nuk marrin parasysh këto e kanë inat pse ky person bën këtë veprim. Këto nuk janë polic por janë fundërrina, frymëzues të krimit se janë pjesë e krimit. Si mund të ketë kriminali armë me leje edhe familja ime që prononcoj të gjitha fushat të mos mbrojë dot veten. Tani unë a do bëhem mbrojtës i vetes apo i familjes. Po ne që kemi kallëzuar, kush do na e mbrojë familjen ne. Se qau hallet e prokurorëve, edhe aty në SPAK ke prokurorë të cilët flejnë mbi dyshek të mbushura me para që kanë marrë dikur. Po për ne që i jemi nisur drejtë kësaj pune pa asnjë lloj gjynahi, kush na e mbron familjen ne./ GazetaSot

Lini një Përgjigje