
Sot në orën 15:00 ka nisur mbledhja e Komisionit Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS, ku pritet të dëshmojë ministri i brendshëm Taulant Balla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku dhe drejtuesi i Departamentit të IT, Ervin Muça.
Seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura ndërsa i pari që do të merret në pyetje është ministri Balla, pasi ka deklaruar se ka informacione të klasifikuara.
Mësohet se të gjithë deputetët anëtarë të komisionit të Opozitës janë pajisur me certifikatat e Sigurisë.
Më herët, mbledhja u shty pasi Balla, Rrumbullaku dhe Muça u shprehën se kanë informacion sekret dhe se nuk mund të dëshmojnë për shkak se deputetët e komisionit nuk kanë certifikata sigurie.
Marrja në pyetje do të zgjasë disa orë.
Lini një Përgjigje