TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Qershor 2024, 15:20

Reagimi i Ramës për "RAI 3", Bardhi: Investigimi ka të bëjë vetëm me ty dhe Olsin, jo me Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti

Reagimi i Ramës për  "RAI 3", Bardhi: Investigimi ka të

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas qëndrimit të kryeministrit Rama për investigimin e "RAI 3", i cili e cilësoi si çorbë shqiptare.

Bardhi shkruan se investigimi i mediave ndërkombëtare ka të bëjë vetëm me Edi Ramën, SPAK dhe me imazhin e Shqipërisë.

Ai shprehet gjithashtu se Rama po mbron krimin e organizuar dhe po sulmon mediat. Sipas tij, imazhi i Olsit dhe Olsave të tu, nuk është imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

“Vetëm një mafioz mund të marrë guximin që të mbrojë krimin e organizuar dhe të sulmojë median! Sjelljen e ka të parashikueshme si gjithmonë në situata të njëjta: I ikim të vërtetës me fjalë boshe, me slogane patriotizmi të rreme, duke u fshehur pas shqiptarëve dhe Shqipërisë, me “atdhedashuri” që bashkëndanë ngushtësisht me eksponentët me të rrezikshëm të krimit të organizuar, që ky dhe qeverisja e tij ia bënë Shqipërinë parajsën personale të tyre.

Investigimi i mediave ndërkombëtare ka të bëjë vetëm me ty dhe mafiozët e tu, aspak me imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Imazhi i Olsit dhe Olsave të tu, nuk është imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Imazhi i vërtetë i Shqipërisë dhe shqiptarëve, janë ata qytetarë të ndershëm të këtij vendi, që nuk përfshihen në trafik droge, që nuk pasurohen përmes korrupsionit madhor, që punojnë me ndershmëri, pavarësisht vështirësive që i krijon keqqeverisja jote 11 vjeçare. Secili prej këtyre i është mirënjohës dhe falenderues gazetarisë investigative të Rai 3”, shkruan Bardhi.

 

Lini një Përgjigje