TAGS-AT E JAVËS

Forum 9 Korrik 2026, 19:18

Në opozitë patriotë, në pushtet grabitqarë të Shqipërisë

Shkruar nga Myslim Murrizi
Në opozitë patriotë, në pushtet grabitqarë të
Murrizi-Balla

Kur janë në opozitë qajnë për Shqipërinë, kur vijnë në pushtet e copëtojnë

Ehhh sa "parimor" jeni kur jeni në opozitë.

Sa ju "dhimbsen" pronat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, por vetëm kur jeni pa karrigen e pushtetit pas bythës.

Sa në merak "jeni" për detin, malet, kodrat, fushat, luginat dhe lëndinat e Shqipërisë, por vetëm kur jeni në opozitë ama.

Se kur vini në pushtet, i suleni si qentë hartës së Shqipërisë për ta shqyer, vjedhur e shitur.

Kështu fliste me të drejtë kur ishte në opozitë edhe Braçe për kompaninë hajdute Bankers Petroleum, por prej vitit 2013 nuk belbëzoi më kurrë asnjë fjalë.

Po mirë o Taulant, mirë që ke denoncuar për politikë e për show në atë kohë, por unë kam një pyetje të drejtpërdrejtë:

A e ke denoncuar Ben Imamin në këto 13 vite që je në pushtet?

Po Mediun, Rrulin, Boden, Panaritin, Haxhinaston e plot të tjerë, që sipas teje, kur ishin në qeveri, bënin namin duke "vjedhur"?

Apo bën si parimor leshi kur je në opozitë, duke i shkelur syrin pushtetit, dhe pastaj kur je në pushtet nuk keni më kohë për të denoncuar, se e keni hallin të vidhni si zagarë çfarë të mundeni!

I njëjti "stil" prej 36 vitesh.

A ka mundësi të mos na çani trapin duke bërë si gore, gjoja luftoni korrupsionin e njëri-tjetrit, se, me nder për lexuesit, jeni një mut i madh që vini erë hale sa herë që hapni gojën.

murrizi protesta

1 Komente

  1. M
    M

    Te lumte o Myslym Murrizi.

    Lini një Përgjigje

    Forum