TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Qershor 2024, 18:58

Rrumbullaku kërkon të dëshmojë me dyer të mbyllura, kundërshton Salianji: Keni frikë mos del në publik diçka që nuk duhet

Shkruar nga Pamfleti

Rrumbullaku kërkon të dëshmojë me dyer të mbyllura,

Dëshmia e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka shkaktuar tensione mes kryetarit të komisionit hetimor të TIMS, Ervin Salinji dhe nënkryetarit Toni Gogu.

Deputeti socialist Toni Gogu tha se edhe dëshmia e kreut të Policisë së Shtetit duhet të bëhet me dyer të mbyllura. Ai u shpreh se ka një kërkesë formale nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, lidhur me dëshminë e tij.

“Kërkojmë që të hidhet në votim kjo kërkesë”, tha Gogu.

Ndërkohë kreu i Komisionit Hetimor, Ervin Salianji, referuar shkresës së Policisë së Shtetit, e ka kundërshtuar teksa është shprehur se duhet që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Salianji u shpreh se socialistët në këtë komision duan t’i mbyllin gojën, pasi kanë frikë mos del në publik ndonjë gjë që nuk duhet. Sipas tij, PS ka frikë të përballet me të vërtetat që mund të dalin nga ky komision, ndaj dhe kërkon që këto të vërteta të mos i mësojë publiku.

Debati mes tyre:

Salianji: Pavarësisht masës së marrë nga dy gjykata për drejtorin e IT ai është në detyrë dhe vetëm i pezulluar, s’ka marrë asnjë masë për të goditur paligjshmërinë sipas rendit të ditës kemi  në dëgjesë drejtorin e policisë rrumbullaku për shkak të bojkotit të mazhorancës shkresa është hedhur për votim sipas parashikimeve, nëse mbledhjet nisin me kuorum di që kërkesë merret me shumicën e anëtarëve të pranishëm, pikë të parë të kërkesës që të jetë i hapur për publikun për të komunikuar me qytetarët shkeljet në lidhje me ndërhyrje në sistemin e TIMS.

Gogu: Ky organ flet përmes vendimmarrjes dhe vendimmarrja ka qenë që të shtyhet derisa anëtarët të pajiseshin me certifikatë sigurie, shumica janë pajisur me certifikatë sigurie, administruam dëshminë e zotit Taulant Balla. Kërkesën formale të drejtorit ta hidhni në votim, mbledhja të vijojë me dyer të mbyllura

Salianji: Edhe një herë tjetër duhet të vë në pah se si përfaqësuesit e PS vjedhin, i hanë gërmat, është hedhur për të vazhduar mbledhje e hapur, më thoni dot se si mund ta zhbëjmë këtë? Meqë PS ka frikë të përballet me drejtuesit e institucioneve, ju thoni t mbyllim në mënyrë të paligjshme.

Lini një Përgjigje