
Deputeti demokrat Dashnor Sula ka dalë kundër idesë që Argita Malltezi të jetë në krye të Partisë Demokratike. Duke folur në “Frontline”, ai tha se në krye të partisë duhen figura me kontribute. Sipas tij, kontributi i saj është që është vajzë e Berishës, por kjo nuk mjafton.
“Kontributi i zonjës Malltezi është i vlefshëm, është e bija e zotit Berisha. Por unë nuk mund të pranoj që zonja Malltezi të jetë në krye të PD të paktën për këtë moment. Nuk ka karrierë politike, nuk ka kontribute. Të vish në krye për shkak të kontributeve të zotit Berisha nuk jam dakord. Duam burra gra që kur të shkojmë tek qytetari të themi kjo është alternativa. Berisha dhe Basha vijojnë grindjet dhe bëjnë marrëveshje me Ramën, kjo do të thotë që e çon ujin tek mulliri i zotit Rama”, tha Sula.
Lini një Përgjigje