TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Qershor 2024, 20:35

Rezoluta antikorrupsion, Kryemadhi: Bojkoti i opozitës i pavlefshëm, të nënshkruajë kartën e parimeve

Shkruar nga Pamfleti

Rezoluta antikorrupsion, Kryemadhi: Bojkoti i opozitës i pavlefshëm,

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka folur lidhur me rezolutën antikorrupsion dhe refuzimin e opozitës për këtë rezolutë.

Ajo u shpreh se opozita duhet të kishte reflektuar nga bojkotet dhe se bojkotet nuk janë aspak të vlefshme, duke i cilësuar veprime “vetëvrasëse”.

Kryemadhi theksoi se opozita duhet të nënshkruajë kartën e parimeve të opozitës, teksa shton se sot deputetët janë vetëm zbatues të disa vendimeve.

“Pasojat e dy veprimeve kriminale, vetëvrasëse për opozitën më bëjnë të reflektoj për këtë vendim. Ajo që dua të them është djegia e mandateve duhet t’i vlejë opozitës. Por pse vjen ky bojkot? Mendoj nga skepticizmi që ndërtohet. Ne duhet të gjejmë pikat e përbashkëta dhe jo tek pazaret, por tek ato që janë në shërbim të qytetarëve. Bashkëpunimi parlamentar mund të ç’tensionojë situatën. Opozita duhet të nënshkruajë kartën e parimeve të opozitës.

Çështja e Inceneratorit të Tiranës nga ana ligjore është e gabuar, nëse do të kishte transparencë do të ishte frenuar arroganca dhe një aferë korruptive kaq e madhe. Nëse një drejtori i kërkon informacion për një vepër do të jenë të kujdesshëm. Sot deputetët jo se janë të pavlerë por janë zbatues të disa vendimeve që vijnë. Nisma në Kuvend është për t’i dhënë efikasitet Kuvendit dhe se sipas saj sot deputetët janë vetëm zbatues të disa vendimeve”, u shpreh Kryemadhi për “Abc News”.

Lini një Përgjigje