TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Qershor 2024, 21:32

''Në shtator zhvillime me drejtësinë dhe qeverinë'', Hoxha bën paralajmërimin: "RAI 3" do të publikojë edhe 2 emisione

Shkruar nga Pamfleti

''Në shtator zhvillime me drejtësinë dhe

Sekretari për Diasporën në PD, Indrit Hoxha ka paralajmëruar se gjatë muajit shtator do të jetë të tjera zhvillime lidhur me drejtësinë dhe qeverinë.  

Ai shtoi se “RAI 3” ka edhe dy emisione të tjera për të shfaqur lidhur me investigimin për Shqipërinë.

“Unë mendoj se gjëja më e mirë që Rama ka bërë është ajo intervista që ka bërë me gazetarin Italian.

Sepse ky është një emision që do të kthehet në një telenovelë dhe nuk mbaron me kaq.

Janë dhënë dy pjesët e para dhe në dijeninë time janë edhe dy sekuenca, dy emisione të tjera për tu shfaqur nga televizioni RAI.

Shtatori do jetë shumë i zjarrtë me drejtësinë dhe me qeverinë.

Në dijeninë time është një investigim në lidhje me marrëveshjen dhe kjo është arsyeja pse kryeministrja e Italisë vjen nesër.

Ndërkohë që kryeministrja e Italisë vjen nesër këtu, sekretari i përgjithshëm dhe nën kryetari i Kuvendit kanë qenë të ftuar nga Forza Italia në parlamentin Italian”, tha ai për “Ora News”.

Lini një Përgjigje