TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Qershor 2024, 22:15

"Më ngjan me veten në 21 janar", Çollaku debaton ashpër me Koçin: Mos e mbro Ramën si unë Berishën

Shkruar nga Pamfleti

"Më ngjan me veten në 21 janar", Çollaku debaton

Deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku ka debatuar ashpër me deputetin socialist Petro Koçi lidhur me investigimin e “Rai 3”.

Ai u shpreh se mbrojtja që po i bën Koçi qeverisë dhe Ramës pas akuzave në Rai 3, ngjajnë me vetë Çollakun në vitin 2011 kur duhet të mbronte qeverinë Berisha pas 21 janarit.

“Peto Koçi më ngjan si mua në 21 janar. Kur unë duhet të mbroja qeverinë kur kishte dalë video duke numëruar 700 mijë euro. Është flagrante siç ishte ajo gjë. Rama po bën të njëjtin gabim. Nuk e shpëton dot këtë histori. Mos e banalizoni, kështu bëja unë në 2011 përballë Petros. Përfunduam me 1 milion vota prapa. Unë akuzoj Ramën se sot nuk ka sjellë shtetari por fajtori. Sigurisht mund të ketë gjuhë mafioze Arben Ahmetaj”, u shpreh ai për “Report TV”.

Lini një Përgjigje