TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Korrik 2023, 09:12

Bajram Begaj gjatë 1 viti në detyrë i firmosi 130 dekrete Ramës, refuzoi vetëm ligjin që prekte interesat e tij

Shkruar nga Pamfleti
Bajram Begaj gjatë 1 viti në detyrë i firmosi 130 dekrete
Rama-Begaj

Duhet theksuar se gjatë 1 viti në detyrë, Begaj ka qenë tërësisht i izoluar. Askush nuk e di se kë ka staf dhe me kë këshillohet Begaj. Po ashtu ai nuk ka dalë në asnjë emision televiziv...

Bajram Begaj sot “feston” 1-vjetorin në krye të Presidencës, ku do të mbahet mend gjatë për mjaft bëma. Më 24 korrik, ai u betua mbi Kushtetutë se do i shërbente vetëm ligjit, por në këto 365 ditë, duket se presidenti i ka shërbyer me devotshmëri kryministrit Rama dhe mazhorancës.

Nga një verifikim te faqja e Presidencës, rezulton se Begaj ka firmosur plot 130 dekrete, mes të cilave dhe ligje shumë të kontestuar. Begaj firmosi ligjin për Portin e Durrësit, një ligj që i hap rrugë zaptimit të të gjithë zonës. Ndërkohë i vetmi ligj që u kthye nga Kreu i Shteti është ligji për dekoratat, pra ligji që prekte vetë interesat e tij. Mazhoranca tentoi t’i hiqte presidentit dekoratat dhe Begaj e refuzoi. Ligji ka mbetur në sirtarët e Kuvendit.

Pra mund të thuhet se Begaj ka shërbyer me devotshmëri përballë atyre që e votuan. Si shpërblim, Kryeministri Rama i rriti atij pagën. Begaj merr afro 5 milionë lekë të vjetra në muaj. Po ashtu kur u shpërnda buxheti, ju dhanë fonde më shumë. Gjithashtu Rama i dha 6 mln lekë për të mjekuar dorën Presidenti, dorën me të cilën i firmos dekretet.

Duhet theksuar se gjatë 1 viti në detyrë, Begaj ka qenë tërësisht i izoluar. Askush nuk e di se kë ka staf dhe me kë këshillohet Begaj. Po ashtu ai nuk ka dalë në asnjë emision televiziv. Intervista e vetme e dhënë prej tij ka qenë me regjistrim dhe mirëplanifikuar, te “VOA”. Begaj ka shmangur po ashtu prononcimet për gazetarët dhe në shumë rast sensitive ka qenë i heshtur, ndërkohë që duhej reagimi i tij. /Pamfleti

begaj ra ligje

Lini një Përgjigje