TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Korrik 2023, 23:27

“Zien” PS/ Pas Xhafajt, Majkos e Braçes, i zhgënjyer edhe Petro Koçi; largohet si nënkryetar komisioni

Shkruar nga Pamfleti

“Zien” PS/ Pas Xhafajt, Majkos e Braçes, i zhgënjyer

Ujërat në Partinë Socialiste sa vijnë dhe turbullohen. Teksa skandalet po shtohen njëra pas tjetrës, e njëjta gjë po ndodh edhe me pakënaqësitë.

Në seancën e se enjtes, Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Erion Braçe i dolën kundër qeverisë për ligjin e kanabisit. Ata e dhanë sinjalin se situata në kampin rozë nuk është si më parë.

Por duket se i zhgënjyer ka mbetur edhe Petro Koçi. Ndonëse ishte ai i cili i dha një mandat tjetër Skënder Gjinushit, si iniciator ligji, nuk i ka pëlqyer mënyra se si kolegët e tij pritën draftin. Për këtë arsye ai ka dhënë dorëheqjen si nënkryetar i Komisionit të Medias dhe Edukimit.

Në datën 11 Korrik në mbledhjen e Komisionit u shqyrtua projektligji i iniciuar prej meje dhe zotit Beqiraj. Një projekt qeë gëzonte mbështetjen e shumicës se komunitetit akademik. Në përfundim të mbledhjes unë deklarova dorëheqjen për dy arsye. E para sepse projektligji nuk u hodh në votim me manovrën e largimit të deputetëve të opozitës dhe reduktimt të prezencës deri në mungesë kuorumi. E dyta sepse disa kolege të maxhorancës mbajtën qëndrime me ekuivok duke e mundësuar taktiken e opozitës për të rrëzuar kuorumin. E konsiderova fyerje si sjelljen e opozitës ashtu edhe atë te kolegëve te mi. Unë nuk pres vota pro nga opozita, sepse as nuk dua të ndihen të kompromentuar. Por moslejimin e votimit nuk e pranoj. Kjo është kundër rregullores dhe normalitetit. Marrja e pushkëve politike kundër Gjinushit nuk mund të cenoje procedurën parlamentare. Prandaj deklarova dorëheqjen. Mendoj se ndodhi të tilla nuk mund të kalojnë pa pasoja. Dhe tërheqja ime nuk ka lidhje me fatin e një projektligji por me fatin e procedurës dhe rregullit parlamentar”, shkruan Koci në rrjetet sociale.

Të mërkurën kryeministri Rama ka thirrur mbledhjen e Asamblesë Kombëtare. Aty priten zhvillime të forta. Flitet për ndryshime në qeveri, por dhe për ndëshkime brenda PS.

Lini një Përgjigje