Deputeti demokrat Luan Baçi ka akuzuar autoritetet për keqmenaxhim të situatës së zjarreve, teksa prej tre ditësh vijon të jetë aktiv vatra e zjarrit në Fier.
"Zjarri në Peshtan, Fier vazhdon tashmë prej disa ditësh. Paaftësi totale e strukturave përgjegjëse.
Zjarri po përparon me shpejtësi tashmë nga Peshtani, për në fshahtin Kraps, rreziku sa vjen dhe bëhet më i madh. Duhet angazhim total dhe serioz i strukturave shtetërore, në mënyrë të organizuar dhe i koordinuar!
Këta dinë vetëm të vjedhin dhe të gënjejnë!", shkruan depueti
Situata është përkeqësuar në pyllin me pisha të Peshtanit në Fier.
Edhe pse më herët u bë e mundur shuarja dhe vënia nën kontroll e dy vatrave të zjarrit në Peshtan, flakët kanë nisur të dalin sërish jashtë kontrollit.
Flakët të favorizuara edhe nga era, kanë kaluar në anën tjetër të rrugës për t’u përhapur drejt fshatit Kraps. Mjetet zjarrfikëse janë tërhequr për shkak të situatës së vështirë.
Flakët në pyllin me pisha në zonën e Cakranit janë me intensitet të lartë, ndërkohë që ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse është e pamundur.
Një helikopter u ka ardhur në ndihmë zjarrfikësve, pas kërkesës së prefektit të qarkut Fier, Lefter Shehaj.Deri më tani për zjarrvënien është vënë në pranga një 28-vjeçar, i cili ndezi zjarr për hapjen e kullotave, duke sjellë pasoja të mëdha.
Lini një Përgjigje