
Kandidati socialist në Rrogozhinë, Edison Memolla ka thelluar avantazhin përballë rivalit të opozitës Shkëlqim Hoxha.
Dje u ripërsëritën zgjedhjet në Rrogozhinë dhe pavarësisht vonesave që pati me numërimin, duket se në orët e para të mëngjesit puna ka ecur me shpejtësi. Sipas të dhënave të KQZ, deri tani janë numëruar 40 kuti nga 54 në total dhe në avantazh është kandidati socialist.
Edison Memolla i PS ka 4398 vota, ndërsa Shkëlqim Hoxha i Bashkë Fitojmë 3552 vota. Fillimisht gara ishte e ngushtë, por rezultati duket se është thelluar.
Votimi i të dielës, 23 korrik, u mbyll në orën 19:00 dhe pjesëmarrja ka qenë më e lartë se në zgjedhjet e 14 majit.
Pak para mesnatës Kryetari i bashkisë së Tiranës, Veliaj njëherësh edhe drejtuesi politik i PS për qarkun, denoncoi në një postim në rrjetet sociale, pengimin e numërimit të votave në Rrogozhinë nga përfaqësuesit e çiftit Berisha-Meta.
Vendimi për përsëritjen e zgjedhjeve u mor pas padisë së koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, që kontestonte rezultatin përfundimtar të këtyre zgjedhjeve dhe vendimin e KAS për njohjen e tyre. Ishte Kolegji Zgjedhor që vendosi ripërtëritjen e tyre, duke qenë se pas rinumërimit të kutisë së burgut, doli s e rezultati ishte shumë i ngushtë.
Lini një Përgjigje