TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Korrik 2023, 07:12

Numërohen kutitë e para në Rrogozhinë, garë e ngushtë mes 2 kandidatëve

Shkruar nga Pamfleti

Numërohen kutitë e para në Rrogozhinë, garë e

Numërimi i votave për Bashkinë e Rrogozhinës nuk ka ecur me ritme të kënaqshme. Pas mbylljes së procesit të votimit ka pasur vonesa  në aspektin e numërimit. Madje socialistët akuzuan opozitën se nuk kishte dërguar numëruesit.

Sipas të dhënave të KQZ, janë numëruar vetëm 15 kuti nga 54 deri në orën 04.00, ndërkohë që pritet azhornimi i fundit.

Sipas të dhënave të 15 kutive Edison Memolla i PS ka 1332 vota, ndërsa Shkëlqim Hoxha i Bashkë Fitojmë 1250 vota.

Deri tani kandidati socialist, Edison Memolla ka fituar votat në njësinë administrative Kryevidh. 1150 vota kundrejt Shkëlqim Hoxhës që mori 1091. Ndërkohë vijon numërimi i kutive të votimit të njësisë administrative Lekaj. Gara shihet mjaft e ngushtë. 

Votimi i të dielës, 23 korrik, u mbyll në orën 19:00 dhe pjesëmarrja ka qenë më e lartë se në zgjedhjet e 14 majit.

Pak para mesnatës Kryetari i bashkisë së Tiranës, Veliaj njëherësh edhe drejtuesi politik i PS për qarkun, denoncoi në një postim në rrjetet sociale, pengimin e numërimit të votave në Rrogozhinë nga përfaqësuesit e çiftit Berisha-Meta.

Vendimi për përsëritjen e zgjedhjeve u mor pas padisë së koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, që kontestonte rezultatin përfundimtar të këtyre zgjedhjeve dhe vendimin e KAS për njohjen e tyre. Ishte Kolegji Zgjedhor që vendosi ripërtëritjen e tyre, duke qenë se pas rinumërimit të kutisë së burgut, doli s e rezultati ishte shumë i ngushtë.  

rrogozhina zgjedhje

Lini një Përgjigje