Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas lajmit se Bahamas u bë shteti më i ri që njohu pavarësinë e Kosovës, duke e cilësuar këtë vendim si një hap të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Në një postim në rrjetin social “X”, kreu i shtetit ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj autoriteteve të Bahamasit për këtë njohje, duke theksuar rëndësinë që ajo ka në forcimin e rendit ndërkombëtar dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
“Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Bahamas për njohjen e Kosovës, një kontribut domethënës për paqen, stabilitetin dhe forcimin e rendit ndërkombëtar në rajonin tonë”, shkruan Presidenti Begaj.
I express my sincere appreciation to The Bahamas for recognizing Kosova, a meaningful contribution to peace, stability, and the strengthening of international order in our region.
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) December 19, 2025
Lini një Përgjigje